E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Muhamet Rrumbullaku jep dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Policisë së Shtetit
Lajme

Muhamet Rrumbullaku jep dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Policisë së Shtetit

Pas dy vitesh në krye të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen.

rrumbullaku

Mësohet se dorëheqja është dorëzuar i është dorëzuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili ditën e nesërme (6 shtator) ka thirrur një takim me të gjithë drejtuesit e policisë.

Gjatë mbledhjes, e cila është e para e Hoxhës që ku mori postin e ministrit më 28 korrik, pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, kryesisht për procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë, drejtorëve vendorë. Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision.

Muhamet Rrumbullaku mori detyrën më 7 shator 2022 dhe drejtoi Policinë e Shtetit për 2 vite.

Kush është Muhamet Rrumbullaku?

Muhamet Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari.

Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.