E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha, dhe Malltezi sot në SPAK/ Opozita, në protestë
Lajme

Berisha, dhe Malltezi sot në SPAK/ Opozita, në protestë

’Kreu i PD-së, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, do të paraqiten këtë të mërkurë në SPAK.

Raportohet se SPAK do t’u komunikojë atyre akuzat në lidhje me hetimin për ish-kompleksin “Partizani”.

Berisha do të shkojë në SPAK në orën 12:00, ndërsa Malltezi në orën 14:00.

Në kohën kur do të paraqitet kreu i PD-së, në orën 12:00, para këtij institucioni do të zhvillohet një protestë nga opozita dhe mbështetësit e Berishës. Protesta është thirrur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Kujtojmë se që prej 30 dhjetorit, kryetari i PD-së ndodhet në arrest shtëpie.

Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-kryeministrin për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.

Malltezi akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.