E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inteligjenca ukrainase publikon pamjet: Kemi rrëzuar avionin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë
Lajme

Inteligjenca ukrainase publikon pamjet: Kemi rrëzuar avionin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë

Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake ukrainase të njohur si DIU kanë arritur të shkatërrojnë një avion luftarak rus të tipit Su-30, që u godit nga një predhë kundërajrore gjatë një operacioni në Detin e Zi.

dron

Rusët kishin humbur kontaktin me avionin e tyre rreth orës 5:00 të mëngjesit gjatë 11 shtatorit.

Tre orë pas kësaj, ata filluan operacionin e kërkim-shpëtimit.

Pas disa përpjekjeve gjetën rrënojat e aeroplanit luftarak SU-30SM, i cili u hodh në erë nga ukrainasit.

Avioni ishte në pronësi të regjimentit të 43-të të forcave ajrore ruse – që ishte stacionuar përkohësisht në bazën ajrore Saky në Krimenë e pushtuar.

Një avion i tillë sipas ekspertëve kap vlerën e rreth 50 milionë dollarëve.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.