Oltion Bistri, rekurs në Gjykatën e Lartë
Ish-drejtuesi i Forcave Operacionale, Oltian Bistri, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkojnë zhbllokimin e pasurive të sekuestruara me urdhër të SPAK-ut.
Me urdhër të SPAK-ut, Bistrit iu sekuestruan 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi); 10 apartamente; 1 vilë, 200 metra truall në kryeqytet, një garazh dhe një makinë.
Oltion Bistri është arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” së bashku me ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka.
Mbi të rëndojnë akuza për vepra të rënda penale, deri në përfshirje në grupe kriminale. Oltion Bistri akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



