E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Irani nis sulmin raketor ndaj Izraelit (Video)
Lajme

Irani nis sulmin raketor ndaj Izraelit (Video)

Irani ka nisur një tjetër sulm ajror ndaj izraelit pas atij të muajit prill.

Ashtu sikundër u paralajmëruar nga inteligjenca amerikane pak më herë, Teherani nuk ka humbur koha dhe ka vendosur të hakmerret mbi nisjen e ofensivës në Liban ndaj Hezbollahut.

Sipas medive të huaja, raketat janë nisur dhe në Tel Aviv janë ndezur sirenat e alarmit. Ndërkohë në Jeruzalem janë dëgjuar shumë shpërthime.

Mediat izraelite raportojnë se mbi 100 raketa janë lëshuar kundër vendit në tërësi. Ndryshe nga sulmi i parë, këtë herë Irani ka lëshuar raketa balistike dhe ato për 12 minuta janë mbi Izrael. “Sky News” raporton se sulmi tani është më agresiv se ai i muajit prill.

Në një postim në X Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), deklarojnë se të gjithë civilët izraelitë janë në strehimore për bomba ndërsa raketat nga Irani vijojnë të hidhen në Izrael. Deri më tani sitemi mbojtës i Izraelit po funksionon dhe raketat shpërthejnë në ajër.

Mediat iraniane po raportojnë se një deklaratë nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) pritet së shpejti pas fillimit të sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit.

Ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden ka thirrur një takim me zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe këshilltarët e tyre përkatës të sigurisë kombëtare. Biden dhe Harris “shqyrtuan statusin e përgatitjeve të SHBA-së për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër sulmeve dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.