E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta flet për institucionet e Drejtësisë  që refuzojnë komisionin “Xhafaj”: Përpjekje për të mos u diskredituar
Lajme

Meta flet për institucionet e Drejtësisë që refuzojnë komisionin “Xhafaj”: Përpjekje për të mos u diskredituar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar faktin që të gjitha institucionet e drejtësisë kanë refuzuar kërkesën e komisionit Xhafaj për të marrë pjesë në mbledhje.

Meta u shpreh se të gjitha këto institucione janë të kapura dhe e gjitha kjo është një përpjekje për të mos u diskredituar më tej si instrumenta të kapur nga regjimi i Ramës.

“Të gjitha këto janë të kapura. Kjo është një përpjekje për të mos diskredituar më tej si instrumenta të kapur nga regjimi i Ramës. Ky është komisioni më absurd që mund të ndodhte dhe mund të krijohej”, tha Meta.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoi sot poshtërim të pensionistëve indeksimin e pensioneve nga qeveria Rama me 4.1%.

“Indeksimi i pensionit me 4.1% është poshtërimi më i madh që Rama iu bën pensionistëve, që nga 1 nëntori do iu shtrenjtohet produkti bazë buka”, deklaroi Meta.

Duke komentuar emrin e Ilir Prodës në krye të policisë, Meta tha se ajo kontrollohet nga Edi Rama. “Në krye të policisë së shtetit është Edi Rama. Nuk kanë asnjë rëndësi ndërrimet e drejtuesve”, tha ai.

Lidhur me ngjarjet e djeshme në Kuvend, Meta deklaroi se “qëllimi i Edi Ramës është të mos ketë opozitë në Shqipëri dhe pa asnjë diskutim që burgosja politike e deputetit të nderuar zotit Salianji, jo vetëm që nuk do të ndërpresë denoncimet por do të rrisë më tej zemëratën jo vetëm deputetëve, por qytetarëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.