E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisionit “Xhafaj” i  bindet vetëm KLP me pjesëmarrje,cakton si përfaqsues Arta Mandron e Vatë Stakajn
Lajme

Komisionit “Xhafaj” i bindet vetëm KLP me pjesëmarrje,cakton si përfaqsues Arta Mandron e Vatë Stakajn

KLGJ: Nuk bëhemi pjesë e komisionit

Këshilli i Lartë Gjyqësor është një tjetër institucion i drejtësisë që nuk ka pranuar të dërgojë përfaqësues në komisionin “Xhafaj”. Burime pranë këtij Këshilli thanë për VNA se kanë dorëzuar pranë Kuvendit disa propozime për ndryshime ligjore dhe presin që këto të shqyrtohen, duke qenë të gatshëm të japin propozime apo mendime. Ndërkohë, kanë caktuar një pikë kontakti me Kuvendin, por kanë refuzuar të dërgojnë përfaqësues në Komision. I vetmi institucion që deri më tani ka vendosur të ulet në tavolinë me arkitektin e reformës, Fatmir Xhafaj, i cili po tenton të vërë nën kontroll institucionet e pavarura, veçanërisht SPAK, është Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në këtë tavolinë janë caktuar të ulen anëtarët Arta Mandro dhe Vat Stakaj. Më herët, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe ILD njoftuan se refuzojnë të bëhen pjesë e komisionit “Xhafaj”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.