Tiranë, zbulohet një magazinë e madhe me kanabis; në pranga disa persona
Mësohet se magazina është zbuluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet.
Raportohet për persona të arrestuar.
Operacioni vijon prej mbrëmjes së kaluar, teksa pritet të zbulohen detaje të tjera në orët në vijim.
E gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



