E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehi, kërkesë KQZ-së/ Në votim elektronik të përfshihet edhe Tirana
Lajme

Shehi, kërkesë KQZ-së/ Në votim elektronik të përfshihet edhe Tirana

Disa ditë më parë, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i dërgoi një letër partive politike.

Celibashi deklaronte se votimi elektronik  nuk mund të bëhet në pesë qarqe për shkak se afati i përgatitjes është i pamjaftueshëm.

Ai bënte të ditur se votim elektronik do të kishte vetëm në qarqet e Elbasanit dhe Durrësit.

Pas kësaj letre ka ardhur një përgjigje nga kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

LZHK propozon që të përfshihet edhe Tirana në votimin elektronik, pasi është qarku me peshën më të madhe elektorale.

Letra e plotë:

Partia Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar, vlerëson se në qarqet ku propozohet të zhvillohet votimi elektronik për zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë, të bashkangjitet Qarku Tiranë, për arsyet e më poshtme:

1. Qarku Tiranë, është qarku me peshën të madhe politike dhe elektorale kështu e ne e shohim si domosdoshmëri vendosjen e identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik në Tiranë.

2. Tirana, ofron lehtësi logjistike dhe njerëzore për shkak të terrenit, infrastrukturës rrugore dhe zyrave të KQZ, të cilat ndohen në Tiranë.

3. Tirana, ka kryer e para modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2021, njësia 10, i cili rezultoi i suksesshëm.

4. Votimi dhe numërimi elektronik në Tiranë, bën më të thjeshtë përpunimin e rezultatit përfundimtar si dhe ofron një proçes të drejtë zgjedhor, duke mënjanuar komisionerët politikë të cilët krijojnë vonesa në proçes për shkak të lodhjes apo tensioneve midis palëve.

Shehi, kërkesë KQZ-së/ Në votim elektronik të

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.