Protesta/ Militantët e PD tentojnë të hyjnë në oborrin e Kuvendit; përplasje fizike me policinë
Protestuesit e opozitës që ishin mbledhur para Bashkisë së Tiranës janë zhvendosur përpara Parlamentit, ku janë përplasur me policinë.
Militantët po tentojnë me forcë të hapin portën.
Protestuesit që ishin te Bashkia Tiranë po udhëhiqen nga funksionari i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, duke kërkuar që të hyjnë në oborrin e Kuvendit.
Ndërkohë, në pjesën e brendshme të oborrit të Parlamentit ndodhen deputetët e PD-së dhe opozitës që janë të përjashtuar nga seanca plenare.
Policia ka krijuar një perimetër sigurie duke mos lejuar protestuesit që të hyjnë në oborrin e Kuvendit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



