E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Argita Maltezi reagon për kallëzimin e gjyqtares Spata Maneku Gjoka duke e pyetur për dëbimin nga Greqia dhe  ‘500 mijë eurot’.
Lajme

Argita Maltezi reagon për kallëzimin e gjyqtares Spata Maneku Gjoka duke e pyetur për dëbimin nga Greqia dhe ‘500 mijë eurot’.

 

Sot, kam mësuar nga mediat për një kallëzim të bërë ndaj meje nga gjyqtarja simbol e reformës në drejtësi dhe ish-kryetarja e GJKKO, zonja Spata Maneku Gjoka. Nuk kam marrë ende njoftimin zyrtar për këtë akt dhe nuk e di objektin apo përmbajtjen e tij. Megjithatë, ky veprim provon disa aspekte thelbësore për situatën e drejtësisë në vend.

Së pari, në një emision publik kam ngritur pyetje dhe kam bërë thirrje për transparencë, duke kërkuar nga mediat të hetojnë dhe të pyesin SPAK nëse ka ndonjë hetim lidhur me akuzat e bëra ndaj zonjës Spata Maneku Gjoka. Çdo person i bindur në pastërtinë e tij duhet të bëjë deklaratë publike dhe të ftojë organet përkatëse të hetojnë dhe të japin përgjigje, por zonja ka zgjedhur një rrugë të ndryshme.

Së dyti, zgjedhja e saj për t’u fshehur pas kolegeve të saj në drejtësi tregon një aspekt shqetësues: keqpërdorimin e sistemit të drejtësisë. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që i lejon SPAK të hetojë çështje ku ankues apo i paditur është një gjyqtar apo prokuror i drejtësisë së posaçme. Ky është një abuzim i krijuar nga vetë ata, për të mbrojtur njëri-tjetrin nga hetimet.

Së treti, kallëzimi i saj lidhet me përpjekjen për të mbuluar shkeljet e rënda të ligjit. Kam dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzime për disa prokurorë dhe gjyqtarë, përfshirë zonjën Spata Maneku Gjoka, për shpërdorim detyre dhe veprime arbitrare. Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar çështjen SPAK, pa njoftuar mua. Pavarësisht vendimit për mos-fillimin e procedimit, ky akt do të ankimohet dhe drejtësia nuk mund të injorojë përgjegjësitë e tyre penale.

Në fund, më mbetet të përsëris publikisht disa pyetje për zonjën Spata Maneku Gjoka: A është dëbuar nga Greqia për vepra të dënueshme? A ekziston një video ku ajo shfaqet duke negociuar një shumë prej 500 mijë eurosh me një ish-deputet të PS-së për lehtësira ligjore? Këto pyetje janë në interes të publikut dhe i bëj thirrje SPAK-ut të sqarojë të vërtetën, si dhe inkurajoj mediat të hetojnë më tej.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.