Gazetarët : As në Ukrainë nuk ndodhin arrestime si ajo që i’u bë sot, Metës nga policia
Çollaku është shprehur se as në Ukrainë dhe Afganistan nuk kemi parë verime të tilla ndërsa për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk lëvizin asnjë fije bari.
“As në Ukrainë dhe Afganistan nuk kemi parë verime të tilla ndërsa për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk lëvizin asnjë fije bari. Kjo është diferenca e respektimit ligjor, në diktaturë të lajmëronin se duhet të shkonte në degën e brendshme ndërsa tani as të lajmërojnë por të rrëmbejnë në mes të rrugës.”
Çollaku ka thekuar se me këtë intensitet në qarkun e Durrësit duhet të ketë zgjedhje të parakohshme pas shumë deputetëve të PS të arrestuar për lidhje me krimin
“Një nga arsyet kryesore janë bisedat në SKY ENCRO, në ato biseda ka deputetë dhe ministra të PS të implikuar. Kryeministri miraton propozimet dhe vendimet e bordit të mafies ku sot nuk është më ai kryetar por anëtar.
Është dhe një dosje tjetër po aq e rëndë në qarkun e Durrësit ku përfshihen shumë krime ku mes tyre dhe vjedhja e votave dhe po të thellohemi atëherë i bie që Durrësi të bëjë zgjedhje të parakohshme parlamentare
Koka: Rasti më ulëritës, Ardi Veliu taksisti i ‘Eskobarit të Ballkanit’, ndërkohë çfarë diference me pamjet e sotme
Gazetari Bledian Koka e quan rast ulëritës mënyrën se si u ndalu Meta.
‘Është rasti më ulëritës. Padiskutim. Është rasti kur ish-dretori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu shkon dhe bën taksistin e atij që SHBA na thanë se ne nuk e dinim që ishte ‘Eskobari i Ballkanit’, Kelment Balili dhe ky është fundi dhe një nga momentet më të ulëta. Ardi Veliu ka qënë vetë shoferi. Sot Ardi Veliu është drejtori i Prodhimit të Armatimit në Shqipëri’, u shpreh Koka.
Koka: Është rasti më ulëritës. Padiskutim. Është rasti kur ish-dretori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu shkon dhe bën taksistin e atij që SHBA na thanë se ne nuk e dinim që ishte ‘Eskobari i Ballkanit’, Kelment Balili dhe ky është fundi dhe një nga momentet më të ulëta. Ardi Veliu ka qënë vetë shoferi. Sot Ardi Veliu është drejtori i Prodhimit të Armatimit në Shqipëri.
Edhe Shullazit, kriminelit më të sprovuar të këtij vendi ne si gazetarë nuk i kemi pamjet se si është arrestuar. Edhe kur shkojnë bëjnë operacionet në Nikël nuk i japin pamjet e shoqërimit dhe arrestimit të personazheve të Niklës. Dhe aty kanë kujdes. Ndërkohë që shiko se çfarë diference ka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



