E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPA rikonfirmon në detyrë prokuroren Suela Salavaçi, lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e Ermir Lelçit
Lajme

KPA rikonfirmon në detyrë prokuroren Suela Salavaçi, lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e Ermir Lelçit

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, rikonfirmoi në detyrë prokuroren e Tiranës, Suela Salavaçi.

suela

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 56/2023, datë 01.12.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 703, datë 28.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Suela Salavaçi.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 703, datë 28.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Suela Salavaçi.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.10.2024”, thuhet në vendin.

Nga ana tjetër, KPA me trup gjykues Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, la në fuqi vendimin e KPK për të shkarkuar nga deyra prokurorin e Shkodrës, Ermir Lelçi.

ermir-Lelci-vendimi

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 84/2021, datë 29.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermir Lelçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 465, datë 28.10.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 465, datë 28.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ermir Lelçi.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 22.10.2024.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.