E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/27-vjeçari shqiptar kapet me 1 milion euro kokainë
Lajme

Itali/27-vjeçari shqiptar kapet me 1 milion euro kokainë

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në makinë me të cilën udhëtonte iu gjetën 14 kilogram kokainë, me vlerë mbi 1 milionë euro.

Sipas mediave italiane 27-vjeçari shqiptar banues në Milano u ndal në autostradën A14 në Bolonja.

Arsyeja e ndalimit fillimisht ishte se mjeti Fiat Tipo me të cilin lëvizte 27-vjeçari shqiptar ishte denoncuar për një borxh tatimor prej 25 mijë eurosh.

Në momentin e ndalimit është vënë re nervozizëm te i riu shqiptar,  kjo ka shtyrë agjentët që të ushtronin kontroll në makinë ku dhe kanë gjetur drogën.

Të riut shqiptar i janë vënë prangat menjëherë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.