Protesta e opozitës para bashkisë, Këlliçi: Nuk lëvizim pa e shporrur hajdutin
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Kelliçi gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se opozita nuk do të ndalet në misionin e saj deri në largimin dhe shporrjen e Erion Veliajt nga institucioni i Bashkisë.
Ai e ka quajtur Veliajn një hajdut të kapur me duar në xhepat e takska paguesve Shqipëtar të varfër.
Më tej Kelliçi thekson se regjimi po përdor skema për ti mbyllur gojën opozitës dhe për ta izoluar atë.
“Kjo godinë këtu quhet fiktivisht Bashkia e Tiranës sepse është godinë e zaptuar nga Erion Veliaj.
Ne nuk lëvizim nga këtu pa shporrur një hajdut që është kapur me duar në xhepa si Erjon Veliaj.
Kur Ilir Meta ish-kryeministër rrëmbehet në mes të rrugës në mënyrë banditeske imagjinoni çfarë mund të ndodhi me njerëzit e zakonshëm.
Të gjitha skemat e përdorura nga regjimi mbi opozitën bëhet për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për ta izoluar atë.
Parti Socialiste nuk ka më, ka vetëm një seli të krimit të organizuar me në krye Edi Ramën, dhe sigurisht jo të gjithë socialistët janë të pandershëm por ja kanë shitur fytyrën dhe ja ka lidhur këmbët partia e krimit”, deklaroi Këlliçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



