Krimi në Mal të Zi, ekzekutoi motër e vëlla pasi darkuan sëbashku
Një krim i rëndë ka ndodhur në Malin e Zi, ku motër e vëlla, të identifikuar si Milanka dhe Jovan Madzgalj, janë vrarë mbrëmjen e së premtes në fshatin Sokolac, Bijelo Polje.
Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në banesë, ndërsa autori i ngjarjes është ende në arrati.
Sipas policisë, “të gjitha njësitet policore, njësitet Antiterroriste, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh e MPB-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi janë vënë në dispozicion dhe janë duke ndërmarrë aktivitete intensive për të lokalizimin dhe ndalimin e këtij personi.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



