E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK peshkoi ish-deputetin  Çyrbja dhe e futi në grackë
Lajme

SPAK peshkoi ish-deputetin Çyrbja dhe e futi në grackë

Ish-prokurori Eugen Beci ka folur lidhur me rastin e arrestimit të ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Beci shpjegoi mënyrën se si Prokuroria e Posaçme peshkoi Çyrbjan, duke e pyetur fillimisht vetëm për një kallëzim të bërë për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ai ishte drejtues i Kadastrës së Durrësit.

Kjo bëri që deputeti të jepte dorëheqjen për të shpallur moskompetencën nga SPAK dhe për t’u hetuar nga Prokuroria e Durrësit.

Por sipas Becit, në momentin e fundit, prokuroria i njoftoi se ai ishte nën hetim dhe për përgjimet e platformës SKY, ku rezultonte se kishte dekonspiruar aksionet e policisë dhe kishte informuar krerët e bandave kriminale në Durrës.

“Ajo ishte një strategji që Prokuroria e Posaçme e trajtoi shumë mirë dhe arriti të ketë sukses në ‘peshkimin’ e personit në fjalë. Prokuroria e thirri këtë person dhe e pyeti vetëm për veprimtarinë e tij si ish-punonjës i Kadastrës në Durrës. Ai mendoi se bëhej fjalë vetëm për një rast të shpërdorimit të detyrës. Konsultat me ligjin dhe me avokatin e tij mund ta kenë çuar në përfundimin se, duke dhënë dorëheqjen, nuk do të gjykohej më nga SPAK-u, por nga Prokuroria e Durrësit. Por gaboi në këtë llogaritje, pasi Prokuroria e Posaçme e ‘peshkoi’. Pas dorëheqjes, SPAK i tha se kishte ‘harruar’ ta pyeste për SKY ECC. Pra, kjo ishte një strategji e suksesshme e SPAK”, tha Beci për “Euronews Albania”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.