E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PROTESTA/Veriu mblidhet në Milot, Korça në Bradashesh, Dibra…Detaje nga organizimi i protestës së sotme
Lajme

PROTESTA/Veriu mblidhet në Milot, Korça në Bradashesh, Dibra…Detaje nga organizimi i protestës së sotme

Në orën 17:00 të ditës së sotme do të mbahet protesta e thirrur nga opozita, thirrje e cila ka siguruar leje nga policia për tre orë, deri në orën 20:00.

Pikë e nxehtë pritet të jetë rrethrrotullimi i Milotit, ku pritet të mblidhen demokratët e veriut, me përjashtim të Dibrës, e cila do t’i bashkohet protestuesve në kryeqytet.

Ndërkohë në rrethrrotullimin e Bradasheshit pritet që pjesë të jenë edhe demokratët nga Korça.

Ndarja e demokratëve:

Në sheshin Shqiponja,do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve.

Në rrethotullimin e Shkozetit do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë.

Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë dhe Berat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.