E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debat për reformën në drejtësi mes analistëve dhe Blushit: Meta çoi votat te Rama!
Lajme

Debat për reformën në drejtësi mes analistëve dhe Blushit: Meta çoi votat te Rama!

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka patur një debat mes Tedi Blushit dhe të ftuarve, për reformën në drejtësi, e cila kaloi me konsensus, madje Ilir Meta bashkoi votat me PS, kundër PD-së për të votuar disa ligje.

Neritan Sejamini: Pse i dhatë Ramës gjithë ato mekanizma, kur PD ishte kundër? Ju braktisët PD dhe u bashkuat me PS?

Tedi Blushi: Votat nuk iu dhanë Edi Ramës, por reformës në drejtësi.

Ylli Rakipi: Mirë ua ka bërë reforma pra. Ne nuk do na bëni trapa tani…

Neritan Sejamini: Ju ishit kundër zotit Basha dhe opozitës.

Tedi Blushi: Nuk ju dhanë Ramës, por reformës në drejtësi.

Andi Bushati: Ky është debat absurd. Po pra dakord, ia dhanë.

Ylli Rakipi: Ju thoni votuam reformën, ta gëzoni pra!

Neritan Sejamini: Themi na shpjegoni cfarë u bë gabim? Duhet të thuash ku është gabuar. Që ne të mos bëjmë këtë gabim në të ardhmen. Një parti ka edhe një program.

Tedi Blushi: Po ish LSI dhe zoti Meta e votuan reformën. Po çfarë ndodhi me këtë reformë? Arta Markun nuk e cilësoni si moment kur u zhbë. Ndalojmë te gjykatësit e GJK, a donin të betoheshin te Lana? A rezistoi Meta? A u kap GJK? Meta e emëroi kryetarin e vetingut? Pra ai që shkatërroi dhe eleminoi gjyqtarët dhe prokurorët? Reforma u zhbë nga Edi Rama, nuk është përgjegjësi e Metës.

Neritan Sejamini: Ka vetëm një njeri që ka emëruar tre gjyqtar të GJK, ky është Ilir Meta. Të merremi me fakte.

Tedi Blushi: A është fakt që Rama çoi në Parlament ligjin që gjyqtari të betohej te Lana? Për cfarë u thirr 2 marsi, për të ndaluar kapjen e GJK nga Rama. Është faji i Metës?

Neritan Sejamini: A keni ju ndonjë reflektim?

Tedi Blushi: Po ka dështuar reforma por jo për fajin tonë. Meta ka bërë beteja për të mbrojtur reformën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.