E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehi thotë se Rama ka rrëmbyer të gjitha pushtetet: Ja ka kaluar edhe mbretit!
Lajme

Shehi thotë se Rama ka rrëmbyer të gjitha pushtetet: Ja ka kaluar edhe mbretit!

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, deklaroi se qëllimi kryesor i opozitës dhe partisë që ai drejton është largimi nga pushteti i Edi Ramës.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në “A2CNN”, Shehi tha se Shqipëria ka ligjin më antidemokratik dhe sipas tij, Edi Rama ka rrëmbyer të gjitha pushtet.

“Mua më shqetëson linja strategjike e opozitës, jo protestat. Ku duhet të shkojmë? Kush është objektivi? Objektivi im është largimi i Edi Ramës. Unë e quaj imediate largimin e kësaj qeverie. Së pari, ka 12 vjet që qeveris, plus që po prodhon një korrupsion të tejskajshëm. Ka futur në influencë të gjitha institucionet që duhet të garantojnë demokracinë në Shqipëri. Rama ka fituar zgjedhjet dhe duhet të qeverisë, por Edi Rama nuk mund të përlajë të gjithë hapësirën e shtetit, shteti është më i madh se ekzekutivi. Atij nuk i kanë dhënë mandat të kontrollojë gjykatat, parlamentin apo institucionet e pavarura. Për hir të traditës së keqe të komunizmit, partia kontrollon çdo gjë, fatkeqësisht edhe pas demokracisë ka ndodhur e njëjta që dhe kjo ka kulmuar me këtë qeverisje.

Ne kemi ligjin më antidemokratik dhe më të çuditshëm të botës, një ligj i sajuar në tavolinë vetëm e vetëm si të pengojmë të tjerët. Ai që e ka në dorë dhunon jo vetëm rivalët, por njerëzit e vet në radhë të parë, për t’i dhënë kryetarit të partisë pushtetin absolut. Imagjinoni nëse ai bëhet kryeministër, ky bëhet më shumë se mbret, se mbretërit sot s’kanë gjë në dorë. Ky që është sot në pushtet bën çfarë të dojë. Pastaj thonë pse nuk hynë të rinjtë, por nga të hynë nga penxherja?”, tha Shehi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.