E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shabani i përgjigjet Berishës: Ti je pjesë e tavës, ke marrë leje ndërtimi nga Rama
Lajme

Shabani i përgjigjet Berishës: Ti je pjesë e tavës, ke marrë leje ndërtimi nga Rama

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha për partitë e reja.

Kreu i PD-së, nga arresti shtëpiak ka sulmuar forcat e reja politike. Shabani ka ironizuar Berishën duke e quajtur ‘Berisha i tretë Para Erës Sonë’. Ai iu përgjigj akuzës se forcat e reja i bëjnë fresk Ramës, duke u shpreh se Berisha i ka marrë leje ndërtimi Ramës.

“Vazhdojnë sulmet nga fronti anti-perëndimit

Ditën e djeshme, Berisha i tretë Para Erës Sonë, doli tek ballkoni i burgut dhe sulmoi forcat e reja.

Pasi votoi sistemin zgjedhor që dobëson opozitën;

pasi i votoi amnistinë që falte hajdutët e Ramës;

pasi i mori Ramës disa leje ndërtimi,

tha se “forcat e reja i bëjnë fresk Ramës, prandaj populli duhet të dallojë ‘opozitën e vërtetë’”.

Tani që atij i pëlqen opozita kjo dihet, se e ka mbajtur partinë e tij për 20 vite në opozitë dhe po përgatitet ta mbajë edhe 40 vitet e ardhshme.

Por sot ai na sulmon pikërisht ngaqë populli po e kupton se kush është pjesë e tavës dhe kush kërkon realisht ta përmbysë tavolinën.

Prandaj edhe sondazhet tregojnë që njerëzit po largohen përditë nga supa e prishur e këtyre tre dekadave duke kërkuar ndryshimin e vërtetë, jo iluzionin e ndryshimit.

Por pa merak: kur të rinjtë të marrin pushtetin, Berisha do mundet të formojë koalicionin opozitar me Ramën. Me atë rast, nisur nga statusi i pensionistit, të dy do përfitojnë nga fakti që ne do kemi rritur pensionet.

E vetmja gjë që nuk po arrij të deshifroj është kjo akuza se ne i bënkërkemi fresk Ramës.

Dmth në këto ditë dimri ky po e ngroh Ramën dhe ne po i fusim mornicat?! Se nuk po arrij ta kuptoj çfarë ka dashur të thotë autori”, shkruan Shabani në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.