E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tezja e Martinit të vrarë humb ndjenjat: E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin!
Lajme

Tezja e Martinit të vrarë humb ndjenjat: E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin!

Një incident ka ndodhur këtë të enjte në protestën para Ministrisë së Arsimit, tre ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cami jashtë ambienteve të shkollës së tij “Fan Noli” në kryeqytet.

Protestës u bashkua edhe tezja e vogëlushit të vrarë, e cila u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike. “E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin. Drejtësia të shkojë në vend. Drejtësi, drejtësi”, tha ajo për mediat e përlotur dhe në gjendje të ngarkuar emocionale, para se të humbte ndjenjat.

Qytetarët e pranishëm në protestë i kanë dhënë ndihmën e parë tezës së vogëlushit, para se ekipet mjekësorë ta transportonin me ambulancë në spital.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.