E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve!
Lajme

Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte një nga ata që iu vodh kartoni nga deputeti socialist Taulant Balla gjatë votimit për Kryeprokuroren e Përkohshme. Përmes një statusi në Facebook, Salianji tha se do të bëjë kallëzim penal për tjetërsim të votës së tij.

 

Statusi i Salianjit

Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve!
Deputetë të maxhorancës vjedhin votën në sallën e parlamentit; në prani të kamerave, të fotografëve dhe të çdo shqiptari që ndiqte këtë seancë.

Mendoni çfarë kanë bërë me votën e qytetarëve. Mendoni çfarë kanë bërë dhe bëjnë me tenderat dhe aferat korruptive që janë në dokumenta që nuk i sheh dot publiku.

De-legjitimimi i Parlamentit të Shqipërisë u vulos edhe me këtë akt mbyllës të pa ndodhur kurrë më parë.

Jo vetëm politika po mbarë opinioni publik, shoqeria civile dhe çdo zë i rëndësishëm duhet t’i japë vëmëndjen e duhur këtij akti që shemb plotësisht shtetin së drejtës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.