E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet i pajetë në Itali krahu i djathtë i Elvis Demçes!
Lajme

Gjendet i pajetë në Itali krahu i djathtë i Elvis Demçes!

Alessio Lori, krahu i djathtë i bosit të fuqishëm shqiptar Elvis Demçe, është gjetur i vdekur në Romë, në një “air B&B”.

Dyshohet se ai është vetëvrarë, pasi arma e zjarrit i është gjetur pranë trupit. Lori, i cili do të bënte 34 vjeç në janar, ishte në arrati prej një muaji, pasi shpëtoi nga arresti shtëpiak duke prerë byzylykun elektronik.

Mediat italiane bëjnë me dije se Prokurori publik Francesco Cascini hapi një çështje vrasjeje, një veprim i domosdoshëm i rrethanave, por sipas të gjitha analizave të thelluara dhe hetimeve fillestare nuk do të kishte asnjë element që të çonte në drejtim tjetër përveç atij të vetëvrasjes.

Lori, i njohur si “Chiappa”, ishte dënuar në shkallë të parë me 14 vjet burg. Ai akuzohej si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, zhvatje dhe zjarrvënie.

Megjithatë, pasi u arrestua verën e kaluar për një episod të ri të lidhur me drogën, ai u la në arrest shtëpie, ku përveçse nuk mund të kryente më krime, ndoshta do të ishte e mundur të mbrohej më mirë nga frika e hakmarrjes, e cila është një nga arsyet e mundshme të vetëvrasjes.

Kush është Elvis Demçe

Elvis Demçe, i njohur si Zot i Drogës’ është i akuzuar bashkë me katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani, 45-vjeçari i plagosur me armë zjarri në 22 tetor 2020 në Acilia.

Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik, lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosja e Marzanit.

Deshifrimi i disa bisedave të koduara me sistemin ‘Sky-Ecc’ të përfshira në një server në territorin francez ishte thelbësor për hetimet nga karabinierët, të koordinuara nga drejtoria e qarkut antimafia të Romës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.