E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akti terrorist  në Zubin Potok/ Bardhi: Ky akt tregon se Kosova është vazhdimisht në agresion
Lajme

Akti terrorist në Zubin Potok/ Bardhi: Ky akt tregon se Kosova është vazhdimisht në agresion

Kreu i grupit parlamenta të PD, Gazmend Bardhi, përmes një ‘Facebook’ shkruan se akti terrorist mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një tjetër provë se Kosova është vazhdimisht në agresion dhe agresorët nuk kanë marrë kurrë ndëshkimin që meritojnë nga komuniteti ndërkombëtar.

Postimi:

Akti terrorist mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një tjetër provë se Kosova është vazhdimisht në agresion dhe agresorët nuk kanë marrë kurrë ndëshkimin që meritojnë nga komuniteti ndërkombëtar.

Akte të tilla janë një dëshmi e qartë se Serbia jo vetëm nuk është e angazhuar me seriozitet në dialogun normalizues të marrëdhënieve me Kosovën, por vazhdimisht synon destabilitetin e Rajonit dhe minimin e rregullave e ligjeve brenda territorit të Kosovës.

Duke dënuar me forcë këtë akt terrorist, mbetemi të palëkundër në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova e pavarur dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Europian është një realitet i pakthyeshëm.

Aktet destabilizuese nuk mund të triumfojnë kurrë mbi paqen e sigurinë në Rajon dhe as mbi të ardhmen e përbashkët të popujve tanë në familjen europiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.