E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja në Korçë, konflikti i vjetër që çoi në shkrepjen e armës
Lajme

Plagosja në Korçë, konflikti i vjetër që çoi në shkrepjen e armës

Detaje të reja bëhen me dije nga burime policore lidhur me atentatin në Korçë, ku mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme një 39-vjeçar, Mina Zoja.

Ai sapo ishte kthyer nga Gjermania ku jeton prej vitesh. Burimet nga policia bëjnë me dije se fillimisht ka pasur përleshje midis 39-vjeçarit dhe një grup personash të tjerë, që dyshohet të jenë 8. Pasi e kanë goditur fizikisht 39-vjeçarin, ata janë larguar me shpejtësi.

Më pas janë kthyer dhe e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë. Mina Zoja nuk ka dhënë informacione përpara uniformave blu. Forca te shumta ne vendin e ngjarjes, janë ngritur postbllok ne akset kryesore. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i vjetër. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

*Atentat me armë zjarri ndaj 39-vjeçarit. Emri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.