Këshilli i BE kritika Ramës: Duhet dialog politik… zbatoni vendimet e Kushtetueses
Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë, por kërkohet me ngulm dialog politik për qëllimin e përparimit të reformave.
Këshilli ka theksuar gjithashtu se mirëpret avancimin e procesit të vetingut dhe inkurajon Shqipërinë që të përfundojë atë në kohën e duhur.
Më tej Këshilli i ka dhënë një shuplakë qeverisë sa i përket moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kusjtetuese kur thotë se vendimet e saj duhet të respektohen dhe zbatohen plotësisht.
“Këshilli vlerëson objektivin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së, inkurajon të gjitha forcat politike të ndjekin planin e tyre ambicioz për mbylljen e anëtarësimit dhe pret që të jetë në gjendje të hapë grupe të mëtejshme negociuese sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në dokument.
Këshilli vë në dukje se polarizimi politik vazhdon të ndikojë në aktivitetet e parlamentit, ndërsa rikujton se “dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet vendimtare për përparimin në reformat në lidhje me BE-në”.
Këshilli vlerëson se Reforma në Drejtësi ka nevojë të konsolidohet dhe të përmirësohet me paanshmëri dhe profesionalizëm. Sinjal ky për mazhorancën e cila ka zhbërë tërësisht paamshmërinë në refomën në drejtësi në çdo element të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



