E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkohej nga Spanja me akuzë për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 36-vjeçari
Lajme

Kërkohej nga Spanja me akuzë për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 36-vjeçari

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili kërkohej nga Spanja, pasi Gjykata e Tarragonas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 21”.

I akuzuar në Spanjë, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 21”, u lokalizua në Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. S., 36 vjeç, i lindur në Shkodër.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Tarragonas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e shtetasit S. S..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.