E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtari i SHBA-ve, Kasanof: Prokurorët e SPAK-ut duhet të riaplikojnë pas përfundimit të mandatit
Lajme

Zyrtari i SHBA-ve, Kasanof: Prokurorët e SPAK-ut duhet të riaplikojnë pas përfundimit të mandatit

 

Gjatë aktivitetit të organizuar në Tiranë për 5-vjetorin e krijimit të SPAK, zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kasanof, bëri një thirrje të qartë për lejimin e riaplikimit të prokurorëve të SPAK-ut pas përfundimit të mandateve të tyre.

“Prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit aktual. Dështimi për të bërë këtë rrezikon luftën ndaj krimit,” theksoi Kasanof.

Ai vuri në dukje rëndësinë e vazhdimësisë në këtë institucion, duke argumentuar se puna e SPAK jo vetëm që forcon drejtësinë në Shqipëri, por ka ndikim global në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Puna juaj na bën më të sigurtë si në Shqipëri dhe në mbarë globin,” nënvizoi ai.

Kasanof e cilësoi SPAK si një element kyç në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit në vend, duke bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme ndaj këtij institucioni për të siguruar stabilitet dhe rezultate të qëndrueshme.

Deklaratat e zyrtarit amerikan vijnë në një moment kur SPAK po vlerësohet si një nga shtyllat kryesore të Reformës në Drejtësi në Shqipëri, ndërsa sfidat për përmirësimin e strukturave dhe fuqizimin e kapaciteteve vazhdojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.