E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori thirrje qytetarëve:  Të përmbysim këtë parti qelbësirë!
Lajme

Aktori thirrje qytetarëve: Të përmbysim këtë parti qelbësirë!

Protesta para Bashkisë së Tiranës: Thirrje për përmbysje të qeverisë dhe revoltë ndaj Erion Veliajt

Një protestë e opozitës u zhvillua sot para Bashkisë së Tiranës, ku aktori Neritan Liçaj dhe aktivistja Adriana Kalaja dolën me deklarata të forta kundër qeverisë dhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Thirrjet e Neritan Liçajt

Aktori Neritan Liçaj, një zë kritik i njohur, i bëri thirrje efektivëve të policisë që t’i bashkohen protestës, duke kërkuar një “përmbysje” të asaj që e quajti “partia e qelbësirave”.

“Këta urrejnë kombin e tyre, familjen e tyre, urrejnë ne! Duhet të bëjmë përmbysje, jo rrotacion. T’i përmbysim këta qelbësira që kënaqen me fatkeqësinë tonë!” – deklaroi Liçaj para protestuesve.

Revolta ndaj mungesës së masave nga policia

Protestuesit u shprehën të revoltuar ndaj faktit që policia nuk bllokoi aksin rrugor pranë Bashkisë së Tiranës, duke lejuar qarkullimin e mjeteve gjatë protestës.

Adriana Kalaja akuzoi uniformat blu për bashkëpunim me pushtetin dhe mungesë veprimi, duke e quajtur këtë një provokim:

“Ky është një provokim i pastër nga banditët e partisë. Ju që nuk merrni masa dhe që bashkëpunoni me krimin, po fshiheni në zyrat ku bëni orgjitë. Nuk do ndalemi deri sa të largohet ky bastard!”

Qarkullimi i bllokuar nga protestuesit

Përballë mungesës së ndërhyrjes nga policia, protestuesit morën situatën në duart e tyre, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve pranë Bashkisë së Tiranës. Situata shkaktoi tensione mes protestuesve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke folur në protestën qytetare para bashkisë së Tiranës, akuzoi Erion Veliajn për vjedhje.

Sipas Blushit, në vitin 2025 Erion Veliaj do të vjedhë 1.8 miliardë lekë, para që do të jepen për inceneratorin fantazmë të Tiranës.

‘Është një përpjekje kriminale, pasi nëse ka një autoritet që i ka shpallur luftë qytetarëve, kjo është bashkia e Tiranës. Vetëm dy ditë më parë, në këtë institucion u miratua buxheti më i madh që në fakt nuk është gjë tjetër, por buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Tiranës, buxheti më antisocial, me korruptin.

Nëpërmjet këtij buxheti i akordohen 1.8 miliardë lekë inceneratorit fantazëm të Tiranës, për një shërbim që nuk kryhet. Këto janë 1.8 miliardë mundi dhe djersa juaj, që do të vidhen vitin e ardhshëm nga ky kryetar bashkie.

Ndërkohë, pothuajse zero është fondi për shtresat në nevojë, pothuajse asnjë parashikim për të ndërtuar çerdhe, kopshte, dhe shkolla të reja.

Në buxhetin më të madh në historinë e këtij qyteti, qytetarët nuk dinë sa rrugë do të shtrohen, sa shkolla do të kenë, sepse asnjë buxhet nuk zgjidh problemin e ujit të pijshëm, sepse asnjë buxhet nuk zgjidh problemin e shkollave me dy turne, apo strehimin e mijërave familje të cilat vitin e ardhshëm do të jenë në qiell të hapur’, tha gjatë fjalës së tij Tedi Blushi, në protestën tek bashkia e Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.