E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reali mposht Sevilla-n dhe renditet në vend të  dytë
Lajme

Reali mposht Sevilla-n dhe renditet në vend të dytë

Real Madridi triumfoi ndaj Sevilla-s me rezultatin 4-2 në ‘Santiago Bernabéu’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të La Ligës, duke lënë pas në renditje Barcelonën, e cila u mposht një ditë më parë nga Atletico (1-2).

Skuadra e Carlo Ancelottit tashmë renditet e dyta, me vetëm një pikë më pak se “Los Colchoneros”.

Kylian Mbappé hapi serinë e golave për madrilenët në minutën e 10-të pas kombinimit me Rodrygon.

Real Madrid – Sevilla 4-2

Federico Valverde dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë në të 20-tën, për të ardhur më pas te goli i brazilianit Ridyrgo, i shërbyer nga Lucas.

Isaac Romero ngushtoi diferencën me një gol me kokë, duke e bërë rezultatin 3-1 në minutën e 35-të, por me startin e fraksionit të dytë e tundi rrjetën Brahim Díaz, pas një asisti nga Mbappé.

Dodi Lukebakio shënoi golin e dytë për Sevilla-n në minutën e 86-të, por gjatë minutave të mbetura ekipin andaluzian e kishte të pamundur të bënte më shumë.

Kjo ndeshje shënoi lamtumirën nga futbolli profesionist të Jesús Navas, i cili u nderua nga tifozët në ‘Bernabéu’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.