E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashës nuk i del inati me  Berishën: Është në politikë që prej vitit 1968!
Lajme

Bashës nuk i del inati me Berishën: Është në politikë që prej vitit 1968!

E kam respektuar si të moshuar, por është egoist

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Zhgënjimi më i madh i demokratëve është ai vet. Sot Shqipëria do ishte ndryshe, PD do ishte ndryshe, Shqipëria do të ishte ndryshe, nëse nuk do të kishte treguar me cinizëm, me egoizëm egoizmin më të madh që ka treguar ndonjë politikan në këto 34 vite. Pa egozimin etij kjo qeveri nuk do të ishte në pushtet dhe shqiptarët jo thkesht për një jetë më të mirë, por edhe për një kulturë të re politike pas 34 vitesh me Partinë Demokratike. Ka që në 1968 në politikë. 56 vite në politikë.

Albano Bogdo: Tani e mendove këtë gjë ti?

Lulzim Basha: Jo se kisha menduar. Por ky egoizëm nisi në 2021. Unë edhe zotin Berisha e kam trajtuar me respekt. Është traditë e familjeve shqiptare që të moshuarit i trajtojmë me respekt. Por vjen një moment kur interesi i shqiptarëve duhet të mbizotërojë, interesi publik, interesi politik nëse doni, i demokratëve, i opozitës, duhet të mbizotërojnë mbi interesat personale. Dhe këtu për fat të keq, Berisha jo vetëm ka vënë interesin e tij mbi interesin e demokratëve dhe mbi interesat shqiptarëve, por është kthyer në bllokuesin kryesor të rotacionit politikë, në kapitalin kryesor të Edi Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.