E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD kallëzon në SPAK ministrin Hoxha dhe krerët e policisë
Lajme

PD kallëzon në SPAK ministrin Hoxha dhe krerët e policisë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK Zyrtarët e policisë dhe ministrin e Brendshëm për incidentet dje gjatë protestës.

Grupi i PD pretendon se zyrtarët e lartpërmendur penguan tubimin, ushtruan dhunë, konsumuan 6 vepra penale.

Njoftimi i PD

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit Gazment Bardhi ka kallzuar në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Tiranë, dhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 90, 248, 250, 251, 253 dhe 261 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në kallëzim janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe se pengimi nga Policia e Shtetit ishte i kundërligjshëm dhe kriminal. Dhuna e ushtruar ndaj deputetëve, zyrtarëve politik të opozitës dhe qytetarëve, ka qenë e motivuar politikisht dhe një akt i rëndë kriminal i kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e policisë së Shtetit.

Bashkëlidhur do të gjeni kallëzimin e plotë të dorëzuar sot në dy Prokurori nga kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.