E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mat/ Makina përplas për vdekje  kalimtarin, shoqërohet drejtuesi
Lajme

Mat/ Makina përplas për vdekje kalimtarin, shoqërohet drejtuesi

Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e së enjtes në aksin Rrëshen-Burrel.

Viktima e aksidentit ishte një kalimtar i rastit. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.