Real Madrid e ka nisur vitin 2025, me një dramë të vërtetë. Madrilenët triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Valencias me përmbysje, në një sfidë të çmendur.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 27-të me Duro, ndërsa në minutën e 55-të Bellingham shpërdoroi një penallti.
Gjithçka u bë më e vështirë për skuadrën e Ancelotti-t në minutën e 79-të, kur Vinicius Junior u ndëshkua me karton të kuq.
Edhe pse në inferioritet numerik, Reali nuk u dorëzua dhe barazoi me Modric në minutën e 85-të. Goli i fitores u shënua nga Bellingham në minutën e 95-të.
Me këtë sukses, Real Madrid merr kryesimin me 43 pikë, ndërsa Valencia mban vendin e parafundit me vetëm 12 pikë.