Barcelona e ka mbyllur në avantazh 4-1 pjesën e parë ndaj Real Madrid në finalen e Superkupës.
Reali kaloi i pari në avantazh me Mbappe, ndërsa Barça barazoi me Yamal.
Robert Lewandowski shënoi nga penalltia në minutën e 35-të, për t’i dhënë avantazhin katalanasve.
Ishte Camavinga, që me një ndërhyrje të gabuar ndaj Gavit, shkaktoi 11-metërsh. Arbitri rishikoi pamjet në VAR dhe nuk kishte dyshime për penalltinë.
Në minutën e 39-të, ishte Raphinha që realizoi të tretin, ndërsa në fund shënoi edhe Balde.