E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
36-vjeçari nga Durrësi gjendet i pajetë në zonën e Kënetës
Lajme

36-vjeçari nga Durrësi gjendet i pajetë në zonën e Kënetës

 

Flogert Koni, 36 vjeç, nga Durrësi, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja që prej datës 27 dhjetor, është gjetur i pajetë në zonën e Kënetës.

Familjarët e tij kanë qenë ata që kanë zbuluar trupin në një banesë pranë zonës së njohur si “Shtëpia e baterive”. Pas zhdukjes së tij, familja kishte bërë denoncim në polici dhe kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur.

Ende nuk dihet se kur dhe si ka ndërruar jetë 36-vjeçari, pasi Policia e Durrësit nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.