E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turqi/ Resorti i ‘tragjedisë’pa sistem alarmi, 14 të arrestuar mes tyre pronari dhe nënkryetari i bashkisë
Lajme

Turqi/ Resorti i ‘tragjedisë’pa sistem alarmi, 14 të arrestuar mes tyre pronari dhe nënkryetari i bashkisë

Gjurmët e tragjedisë në resortin e skive në Turqi janë ende prezente, ndërkohë  autoritetet ligjvënëse janë mobilizuar për të adresuar fajtorët.

Nga zjarri masiv në ndërtesën 12 katëshe mbetën viktima 78 persona, ndërkohë që në pranga kanë rënë 14 persona të dyshuar.

Mes të arrestuarve janë pronari i hotelit luksoz Grand Kartal dhe dhëndri i tij, nënkryetari i bashkisë së Bolu, zëvendës shefi i zjarrfikësve, shefi i hotelit, elektricisti i tij dhe një arkitekt.

Hetimi është fokusuar tek drejtuesit e hotelit, ekipet e shpëtimit dhe bashkia. Zjarri ra mbrëmjen e së martës ku autoritetet deri më tani kanë arritur në konkluzionin se nuk kishte sistem alarmi dhe detektorë tymi, as spërkatës uji. Gjithashtu nuk kishte akses për zjarrfikësit në njërën anë të ndërtesës 12-katëshe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.