E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërndante drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 28-vjeçari
Lajme

Shpërndante drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 28-vjeçari

Policia në Lezhë ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili akuzohet se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. N., 28 vjeç, banues në Lezhë.

“DVP Lezhë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Strike”

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari.

Sekuestrohet lëndë narkotike e ndarë në  dhjetra doza gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcës së Posaçme Operacionale, pas një hetimi disajavor të ndjekur me metoda speciale,  në zbatim dhe të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Quick Strike”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. N., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale Një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në  dhjetra doza të gati për shitje.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas operonte në mënyrë të vazhdueshme, duke shpërndarë lëndë narkotike kryesisht pranë shkollave, duke krijuar një rrezik serioz për sigurinë e nxënësve. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.