Përplasja në emision/ Ahmetaj-Haxhiut: Nuk po flas për tradhëti grash, por për milionat e vjedhura
Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj ka ndërhyrë gjatë një emisioni ‘live’ duke iu përgjigjur pretendimeve të analistit Baton Haxhiu, sipas të cilit në denoncimet që Ahmetaj ka bërë ka çështje morale.
Për emisionin ‘Çim Peka Live’, ish-zv.Kryeministri tha se po flasim këtu për tradhëtira që të kemi të bëjmë me çështje morale por për paratë e qytetarëve shqiptarë.
“Nuk po flas për çështje morali. Nuk jemi duke folur kush tradhtoi gruan. Po flas për afera korruptive. 50-milionë tuneli një dorë, 10-mijë detoksi, 1.3-miliardë Thumanë-Kashar, 28-mijë dorallë bileta…NQS këto janë morale, më falni se unë nuk iu referova moralit iu referova shifrave të zhdukura nëpërmjet strukturës kriminale dhe korruptive. E ke parë se çfarë më ka bërë mua TopChannel. E ke marrë dosjen? Turp!”, u shpreh Ahmetaj.
Analisti Haxhiu nuk mundi t’i përgjigjet ish-zëvendëskryeministrit, por tha se media e tij po heton mbi 3 nga akuzat që ka bërë ai për qeverinë Rama.

Çim Peka, ka pasur një ditë më parë në lidhje telefonike, sërish Arben Ahmetajn.
Por gjatë disa replikave me Baton Haxhiun, ai ka thënë se ka lënë leshtë për ta marrë në intervistë Ahmetajn.
Nuk dihet nëse e ka pasur fjalën nga ana financiare, pasi ai nuk e sqaroi këtë pjesë.
Peka: Vlera e intervistës ishin akuzat nëse ishin të vërteta apo jo dhe ti kur e takove në Itali e takove si zari i Berishës apo si Ahmetaj që di çfarë ka ndodhur në Shqipëri…
Batoni: Ke shumë herë që nuk je korrekt, unë nuk e kam bërë publike që e kam takuar.
Peka: Unë nuk dua ta konsumoj personin se po të duash mund ta fus në lidhje Skype, por mos ta djeg për të replikuar me ty por për të treguar çfarë di për Edi Ramën…Ke thënë në studio se ajo çfarë po bën ai është e pamoralshme, rëndësi kanë faktet apo jo?
Batoni: Mos u bëj arrogant
Peka: Jemi kolegë por do ta banalizoj fjalorin, por kam lënë leshtë 1 vit rrjesht për ti bërë 3 intervista dhe kam bërë intervista që si ka bërë askush, dhe të dalin një grup gazetarësh të banalizojnë jo po ky është kshu e ashtu dhe nuk merren me thelbin e intervistësh… Kjo nuk është arrogance ime por mungesë profesionalizmi nga ana juaj dhe është turpi më i madh që i bëhet faktit… Më ke thënë në studio në intervistën e parë që është arritja më e madhe profesionale
Batoni: Meqë e bërë publike, e kam takuar dhe kam biseduar rreth katër orë me të, e kam dëgjuar rrëfimin me vëmendje për të cilën nuk kam miratim dhe nuk i kam folur askujt për përmbajtjen. Unë i kam bërë pyetje të cilat kanë qenë të forta dhe nuk kam marrë përgjigje. Për shkak të etikës nuk mund t’i bëj publike, do të bëja një rrëfim të jashtëzakonshëm, por nuk do të flas pasi ka një marrëveshje me ju.
Unë e kuptoj që gazetari bën kompromis për marrjen e një interviste të tillë dhe në pjesën e tretë ke qenë i heshtur dhe unë nuk e pranoj këtë pjesën e Pekës në studio. Ke pasur parasysh të nxjerrësh sa më shumë nga rrëfimi, nuk e ke pasur parasysh gazetarinë, ke pasur të nxjerrësh sa më shumë informacion…
Peka: Shkova ti marr rrëfimin, kjo është gazetari…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



