E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për pensionet : Kockë e vështirë për t’u gëlltitur, s’veprojmë dot pa një plan afatgjatë
Lajme

Rama flet për pensionet : Kockë e vështirë për t’u gëlltitur, s’veprojmë dot pa një plan afatgjatë

janë kocka më e vështirë për t’u gëlltitur nga një qeveri. Në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, Rama tha se nuk mund të veprojnë pa pasur një plan dhe vizion afatgjatë pasi nëse do të veprojnë në këtë pikë do të ishte fatale dhe do të kishte të njëjtat pasoja dhe dëme si në të shkuarën.

“Pensionet, kocka më e vështirë për t’u gëlltitur për një qeveri ku kushtet demografike nuk janë në favor për ecurinë normale të këtij sistemi. Ka qenë një rrugë e gjatë nga e cila kemi mësuar jo pak. Sot jemi një vend tjetër kemi një prodhim të përgjithshëm 2.5 më shumë se 10 vite më parë, sot është më shumë se 25 miliardë eruo. Eksporton 4-fish më shumë se 10 vite më parë.

Pa diskutim që duke mos qenë më ata të vegjlit dhe të dobëtit duke pritur për ndihmat, jemi të sfiduar që t’i përgjigjemi pritshmërisë së njerëzve.

Kishim një borxh 1.2 miliardë euro vetëm në kompaninë e shpërndarjes së energjisë.

Banka Botërore: Garantojmë mbështetjen tonë

Po mbahet sot në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri.

Po diskutohet për sfidat dhe ambiciet e reformës së re të sistemit të pensioneve.

Të pranishëm janë Kryeministri Edi Rama, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, si dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, tha se kjo reformë është shumë e rëndësishme për vendin dhe se garantoi mbështetje të plotë nga Banka Botërore.

“Reformat e pensioneve janë të rëndësishme në çdo vend.

Politikat që bëhen sot do të ndikojnë te pensionistët e së ardhmes.

I duhet dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.

Kjo reformë në Shqipëri ka pasur shumë shtesa në kategori.

Pensionet janë të rëndësishme për njerëzit dhe kanë ndikim makroekonomik.

Reforma 2014 ka ndihmuar ndjeshëm vendin.

Duke u mbështetur në këtë reformë, jemi në rrugën e duhur.

Banka Botërore ka mbështetur shumë reformën e sistemit të pensioneve.

Pensionet private kanë rol plotësues.

Ndryshimi në politikën e pensioneve do të këtë sukses vetëm nëse ofron mbështetje të përgjithshme.

Dua t’ju garantoj për mbështetjen tonë teknike për reformën e pensioneve”, – tha Drejtoresha e Bankës Botërore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.