E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha thotë se Edi Rama është shuar: Diaspora nuk do t’u dëgjojë emrin
Lajme

Berisha thotë se Edi Rama është shuar: Diaspora nuk do t’u dëgjojë emrin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se PS nuk ka asnjë program për zgjedhjet e 11 majit. E vetmja gjë që bën Rama dhe partia e tij sipas Berishës është të ripërtypin mashtrimet dhe krimet e tyre.

Ai thekson se dhjetëra takime të tyre me Diasporën kanë dështuar, pasi nuk duan t’u dëgjojnë as emrin.

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmendi se nuk ka qenë ende momenti për t’u drejtuar administratës së re Trump për heqjen e non-gratës dhe shpjegoi se arsyet ishin procedurat që ende duhet të kalonin në Kongres.

Ai gjithashtu e hodhi poshtë aktin që lidhej me lobimin e Xhorxh Sorosit, duke e quajtur atë një veprim politik të bërë pa respektuar ligjet e Shteteve të Bashkuara.

Jo, unë nuk e kam filluar lobingun sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re.
Dhe unë nuk besoj që në ditët më të para të saj, të jetë përparësi ky problem.
Kështu që unë jam i vetëdijshëm se duhet të plotësohet administrata, d.m.th është një proces konfirmimesh që duhet të kalojë në Kongres.
Dhe procesi i konfirmimeve të zyrtarëve nuk ëshët vetëm për sekretarët e shtetit, por edhe për persona nën rangun e tyre.
Unë pres që të plotësohet administrata e re dhe pa asnjë diskutim do i drejtohem administratës së re.
I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo.
Dhe jam besimplotë sepse është kuptuar universalisht që ai ishte një akt politik i Xhorxh Sorosit dhe se Sekretari i Shtetit e ka bërë atë pa respektuar asnjë ligj të vendit të vet, pa asnjë dokument në dosje, thjesht me lobimin korruptiv të Xhorxh Sorosit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.