E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kompania transportuese kërkon kthimin e kontejnerëve me mbetjet toksike të Kurum
Lajme

Kompania transportuese kërkon kthimin e kontejnerëve me mbetjet toksike të Kurum

Vendi në Spitallë ku ruhen mbetjet

Ndërsa hetimet  e prokurorisë së Durrësit për eksportin e mbetjeve të Kurum, kanë ngecur për shkak të mungesës së ekspertëve për marrjen e mostrave nga 102 kontejnerët, kompania transportuese ka nisur të veprojë.

Për herë të disatë, kompania kërkon rikthimin e kontejnerëve, duke argumentuar se duhet të vazhdojë aktivitetin e saj.

Aktualisht, kontejnerët me mbetje ndodhen në Porto Romano nën ruajtjen e policisë. Deri tani, vetëm instituti Gjeologji-Miniera ka konfirmuar se mund të kryejë një pjesë të analizave.

Mbetjet e Kurum u eksportuan nga kompania “Sokolaj” drejt Tajlandës pa miratimin e autoriteteve të vendit pritës. Dyshohet se mbetjet janë toksike dhe për këtë arsye u kthyen sërish në Shqipëri. Skandali mbetet ende pa persona të ndëshkuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.