E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni Gentjan Sula i Kodrës së Diellit kërkon kthimin e celularit në GJKKO, ja morën për Veliajn
Lajme

Biznesmeni Gentjan Sula i Kodrës së Diellit kërkon kthimin e celularit në GJKKO, ja morën për Veliajn

Biznesmeni Gentjan Sula i Kodrës së Diellit ka trokitur në Gjykatën e Posaçme ku kerkon ti kthehet mbrapsht celulari që i ka sekuestruar SPAK. Sula u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimit që po kryhet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj.

Hetuesit e BKH-së i kanë sekuestruar dhe celularin për të konfirmuar nëse ka komunikime mes palëve. Ai e ka kundërshtuar këtë veprim dhe pritet që të hënën gjyqtari Ardit Mustafaj të shqyrtojë kerkesën, pasi biznesmeni e konsideron veprim të paligjshëm. Gentjan Sula rezulton se ka udhëtuar me charter me kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe hetuesit i kanë kërkuar shpjegime se ne cfarë rrethanash kanë udhëtuar sëbashku.

Po ashtu është pyetur lidhur me lejet e ndërtimit si dhe tenderat që ka marrë nga Bashkia e Tiranës. Erjon Veliaj po hetohet nga SPAK për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash. SPAK ka kontrolluar bizneset e familjarëve të tij si dhe u ka sekuestruar celularët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.