Gazetari Fundo tregon vendimin për Veliajn: 365 faqe nga GJKKO
Kompanitë e Ajola Xoxës kanë gjeneruar rreth 1.1 miliardë lekë
Në total janë 3 mln euro, të faktuara
Gazetari Elvi Fundo në një lidhje direkte në “Syri Tv” tha se Prokuroria e Posaçme kishte dorëzuar kërkesën për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj në gjykatë që prej datës 24 Janar. Mirëpo miratimin për arrestimin e tij, gjyqtari Erion Bani e ka miratuar ditën e djeshme dhe sot, u bënë edhe ekzekutimet e masave të sigurisë.
Fundo zbardh detaje të tjera nga vendimi prej 365 faqe, ndërsa ato që bien në sy janë shifrat e larta të parave, që Kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kanë përfituar nëpërmjet korrupsionit. Kjo ka bërë që ata të jetojnë mes një luksi të shfrenuar, fakt ky që përmendet edhe në dosjen hetimore.
Fundo: Vendimi që unë kam është 365 faqe. I firmosur nga gjyqtari Erion Bani. Kërkesa e prokurorisë mban datën 24 janar 2025, çka rrëzon tezës që vendimet janë dhënë sot apo dje për shkak se ka ardhur një amerikan i famshëm për doktorin apo sepse SPAK po ndërhyn në zgjedhjet e Edi Ramës.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, me veprime konkrete ka kulmuar me nënshkrimin dhe ka miratuar në çdo rast shpërndarje fondesh publike, leje ndërtimi në subjektet e tjerë. Janë bllokuar llogari bankare në disa banka të nivelit të dytë, në vlerën 870 mijë euro. Këto janë gjendje që janë sekuestruar në banka, përveç bizhuterive. Janë gjetur shuma prej 115 mijë euro, dollarë etj.
Faktet dhe provat e grumbulluara i referohen episodeve konkrete dhe pastaj fillojnë akuzat.
Ajo që mua më dhembi më shumë nga mediat sot, ishte se, ‘Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, ndaj shtetases Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të ligjeve, e cila dyshohet për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Jemi marrë me Erion Veliaj dhe kemi lënë një skandal. Pra, një deputete e Kuvendit të Shqipërisë, njeriu më i rëndësishëm mendoj unë pas Kryetares së Parlamentit, ka ndërhyrë në hetime dhe ky është një fakt. Kryetarja e komisionit të ligjeve tani nuk duhet të ishte më në parlament. Duhet të japë dorëheqjen. Megjithëse këta tani kanë filluar që nuk e kanë më standard këtë dhënien e dorëheqjes. Këtë ja bënë vetëm ‘tigrit’, të tjerët i kanë siç thonë.
Afërsisht janë rreth 3 milionë euro, të gjetura, të provuara, të faktuara deri më tani. Janë shumë OJF që janë të Ajolës.
Unë kam patur bindjen që do të kishte një fund të tillë për Erion Veliaj, të paktën nga mënyra se si unë e shihja dokumentet apo dhe i konsultoja me juristë. E zeza ishte mbi të bardhën dhe nuk mund të fshihej dot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



