E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ramën  e lënë nervat live në  “sy me sy”, lëshon  gojën “f..you”
Lajme

Ramën e lënë nervat live në “sy me sy”, lëshon gojën “f..you”

Kryeministri Edi Rama sapo kishte hyrë live në Instagram, për të zhvilluar bisedën e përjavshme sy më sy. Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë quajti lajm të mirë raportin e TIA ku rendit Shqipërinë me rritje.

Në fjalën e tij, nuk kurseu as akuzat ndaj opozitës, duke cilësuar zgjedhjen e Chris La Civitas si masturbim kolektiv. “Tamam si adoleshentët që bëjnë dashuri me foto të aktore filmash. Sepse sollën, kushe di me çfarë lekësh një konsultet që paska punuar me presidentin Trump”.

Gjatë transmetimit live diçka ndodhi dhe Edi Rama nuk e mbajti dot nervozizmin duke kaluar në sharje për stafin. Ta ketë humbur qetësinë pas arrestimit të Veliajt?

Ai duket në një gjendje të rënduar psikologjike, ndoshta edhe nga arrestimi i Erion Velijat, ose po bënë lojën që të duket si i shqetësuar pasi të gjithë të dhënat janë që ai kontrollon SPAK dhe e urdhëron çdo veprim të tyre.

Ndërkhë që në recimtin e tij on-line ka sulmuar opozitën sikur ajo të kishte fajin se qeverisja e tij lokale dhe qendrore është kthyer në një bande hajdutësh të parave publike.

Gjithsesi shikojeni nga kush qeverisemi.

Rama ka komentuar arrestimin e Veliajt, drejtësinë dhe opozitën.

Rama thotëse  suksesi i kreut të SPAK i atribuohet PS, pasi sipas tij forca e tij politike ka çliruar dreejtësinë nga kontrolli politik.

“Altin Dumani ka pasur dosjen e ’21 janarit’ në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori të zakonshme.

Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori të zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit. Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin. Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit ti ketë dalë emri siç i ka dalë tani. Jo se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s’doni ju, e ata që bëjnë kua kua apo ata që u shkojnë nga prapa. Drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga SPAK.

Rama tha se Veliaj është marrë pa gjyq nga zyra dhe drejtësia ka lënë një kryeqytet të tërë pa kokën drejtuese.

Shefi qeverisë u shpreh se ky rast e ka bërë të ndryshojë mendje për strategjinë e tij për të heshtur përballë vendimeve të drejtësisë, të cilën e ka ndjekur për 5 vite me radhë.

“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër e blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, u përdezën nga era e mishit me gjak që të vijnë këtu të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani. Këtu janë punët e tyre dhe s’kanë lidhje me punën time.

Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një qytet të tërë pa kokën që e kanë vënë, është një ngjarje e madhe. Lajmi që kam për ju sot është se nuk do ti mbaj më për vete opinionet e mia kur ta shoh të arsyeshme për ti ndarë me publikun.

Drejtësia e re ka hyrë tani në një fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj. Por nuk ka pse të mos i shpresim dhe opionionet kritike që janë të domosdoshme”, tha Rama.

Kryeministri pati një koment edhe për protestat e thirrura nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e Nisma Thurje ditën e sotme dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ditën e nesërme, ku do të kërkohet dorëheqja e tij.

“U përndezën nga era e mishit me gjak dhe kanë vënë shishet këtu poshtë dhe do vijnë të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos këtu”, tha kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.