E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Ndërron jetë 27-vjeçari, dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri
Lajme

Vlorë/ Ndërron jetë 27-vjeçari, dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri

Sonte, rreth orës 20:40, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një shtetas 27-vjeçar, i identifikuar si S. Z., ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ai kishte shkuar me urgjencë në spital pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”.

Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar armën e dyshuar të përdorur nga i riu, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë shtetasi S. Z., 27 vjeç, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga shtetasi S. Z.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.