E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Grabiti 1 mln lekë nga lokali, përfundon në pranga 54-vjeçari
Lajme

Vlorë/ Grabiti 1 mln lekë nga lokali, përfundon në pranga 54-vjeçari

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin për goditjen e dy rasteve të vjedhjes së pronës, duke arrestuar dy persona të dyshuar për këto ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin Luftar Gjeli, 52 vjeç, banues në Fier, i dyshuar për vjedhje të përsëritur në një lokal në Vlorë. Hetimet dhe administrimi i pamjeve filmike zbuluan se gjatë periudhës dhjetor 2024 – janar 2025, ai kishte vjedhur 100,000 lekë në total nga lokali i shtetasit L. C.

Në një tjetër rast, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Geri Lushaj, 34 vjeç, banues në Vlorë. Më 13 shkurt 2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, ky shtetas i vodhi celularin një turisti amerikan.

Materialet procedurale për të dy rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për akuzën e “Vjedhjes”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.