Gazetari-Bashës: Pse nuk u përgjigjesh publikisht ambasadorëve? Ja përgjigja e kreut të PD
I ftuar në emisionin “Opinion” Lulzim Basha është përballur me një sërë pyetjesh nga gazetari dhe drejtori i SYRI.net, Çim Peka.
Mes të tjerave Peka e ka pyetur disa herë Bashën se, pse nuk i jep përgjigjet publikisht deklaratave të ambasadorëve, që sipas tij janë të një anshme.
Peka ka thënë se Basha nuk i komenton ambasadorët, ndërsa Rama i ka blerë ata (ambasadorët).
Më tej Basha është shprehur se parashtron për ambasadorët të gjitha problemet e qeverisë dhe qëndrimet e opozitës dhe komunikimi i tij është i drejtpërdrejtë me ambasadorët në takime dhe jo publikisht.
‘Komunikimi im me ambasadoret është direkt. Unë parashtroj qartë qëndrimet e opozitës. Ne nuk na e ka përgjegjësinë ambasadori Donald Lu dhe Romana Vllahutin, por Edi Rama’, tha Basha si përgjigje ndaj pyetjes së Çim Pekës.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pohoi mbrëmjen e sotme se Edi Rama i ka kërkuar drejtpërdrejtë takim për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Basha tha se ka refuzuar takimin për shkak se Rama kërkonte që Kryeprokurori të mbyllë dosjen e Sajmir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos dhe Xibrakës, ndërkohë që opozita ka interesa krejt të kundërta.
Basha tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën dhe se ajo është shkatërruar ditën që Kryeministri shkatërroi zgjedhjet.
Në lidhje me protestën e zhvilluar të hënën, kreu demokrat tha se PD nuk ka pasur asnjë skenar që njerëzit të hynin në Parlament. “Nëse do të kishte një skenar, të siguroj se PD i ka aq resurse njerëzore sa të hyjnë në Kuvend dhe mos ketë njeri që t’i ndalë”, tha Basha.
Ai shtoi se ky është fillimi i shpërbërjes së aleancës së krimit me politikën, ndërsa theksoi se faktori ndërkombëtar ishte i përgjumur deri në momentin që ne si opozitë e ndërgjegjësuam.
“Vendosja e peshqve të mëdhenj para drejtësisë, është një këmbanë që për herë të parë u përmend pas 25 qershorit.
Shqipërisë nuk po i hapen negociatat, vendet anëtare kërkojnë bllokimin e negociatave, kërkohet rikthimi i vizave, ky është realiteti shqiptar. Nuk hapen negociatat edhe sikur Juncker t’a puthë 3 herë në ballë Ramën, nëse nuk plotësohen kriteret: lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe shkatërrimi i menaxhimit mafioz që ka vendosur Edi Rama”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



