E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj qerasi me 100 MILION LEKË Ermal Mamaqin dhe lëpirësit e tjerë të estradës me taksat e popullit
Lajme

Veliaj qerasi me 100 MILION LEKË Ermal Mamaqin dhe lëpirësit e tjerë të estradës me taksat e popullit

Dokumente të reja kanë dalë në dritë, duke ngritur dyshime mbi përdorimin e fondeve publike nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas transaksioneve të Thesarit, Veliaj ka shpërndarë dhjetëra mijëra euro ndaj figurave publike në këmbim të mbështetjes së tyre për aktivitetet e Bashkisë.

Burime konfirmojnë se aktori Ermal Mamaqika përfituar 80,000 euro nga Bashkia e Tiranës gjatë viteve 2023 dhe 2024, si financim për filmin “Dy gisht mjaltë” dhe një tjetër aktivitet kulturor.

Ndërkohë, më herët është raportuar se edhe reperi Noizy ka marrë 300,000 euro përmes të njëjtës skemë.

Në dukje, këto personazhe publike promovonin projektet e Bashkisë, por dokumentet sugjerojnë se pagesat vinin nga fondet publike, për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në aktivitete si mbjellja e pemëve apo shpërndarja e ushqimeve.

Ish-kryebashkiaku Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgim, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, në një hetim që përfshin edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.